Gjilani shpërblehet me grant prej 599 mijë euro për performancën në mjedis

Gjilani

Gjilani shpërblehet me grant prej 599 mijë euro për performancën në mjedis

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëfinancim me organizatën gjermane GIZ dhe Bashkimin Europian, kanë shpërblyer sot Komunën e Gjilanit me grant në vlerë prej 599 mijë euro.

Ky shpërblim vije pas performancës së lartë në fushën e mjedisit.

Grantin e ka ndarë sot zyrtarisht ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryetari në detyrë i komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI, GIZ dhe BE për vlerësimin e lartë për Gjilanin për këtë vit, por edhe për vitet paraprake, pasi komuna është shpërblyer disa herë për performancën në mjedis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat