Bastisen 4 lokacione në Gjilan, këto janë gjërat e sekuestruara

Gjilani

Bastisen 4 lokacione në Gjilan, këto janë gjërat e sekuestruara

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta për ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar është realizuar urdhërkontroll në katër lokacione të ndryshme.

Lokacionet e kontrolluara ndodhen në qytetin e Gjilanit, në të cilat janë gjetur dhe  sekuestruar: “Dy LAP TOPA te markës HP, dy TV plazma  njeri i markës: ARIELL dhe tjetri FINLUX, dy shtypës i tiketave për lojëra te fatit, një DVR ALHUA dhe katër  telefon IPHONE 13 PRO, dhe t re telefona SAMSUNG në të cilin dyshohet se është i instaluar programi për lojëra të fatit ON-LINE.

Para të gatshme në vlerë prej:1030 euro (një mijë e tridhjetë euro), një monitor i kompjuterit i llojit ,,HP’’ dhe një shtëpize e kompjuterit e llojit ,,HP’’”, njofton policia, transmeton Express.

“Me urdhër te prokurorit te shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan iniciohet rast i klasifikuar Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm për katër raste veç e veç të cilat trajtohen në procedurë të rregullte në Prokurorinë Themeleore”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat