Pas humbjes, a do të heqë dorë nga dega në Gjilan? Flet Lutfi Haziri

Gjilani

Pas humbjes, a do të heqë dorë nga dega në Gjilan? Flet Lutfi Haziri

Më: 10 janar 2022 Në ora: 23:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se do të vazhdojë punën e tij brenda subjektit në degën kryesore në Prishtinë.

Haziri humbi zgjedhjet për kryetar të komunës së Gjilanit, pasi paraprakisht kishte udhëhequr me komunën për disa mandate. 

Gjithsesi, Haziri thotë se angazhimi i tij në këtë komunë nuk do të mungojë. 

“Unë jam vënë nga subjekti im si përgjegjës për dialogun. Tash do të jem në Prishtinë”, tha ai. 

“Angazhimi im në Anamoravë nuk do të ndalet dhe do të angazhohem sa herë që të ketë nevojë dega atje unë do të jem i gatshëm”, shtoi ai. 

Haziri humbi zgjedhjet në Gjilan në raundin e dytë, kundër kandidatit të VV-së, Alban Hyseni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat