Hyseni: Jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit

Gjilani

Hyseni: Jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:55
Konferenca per media

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka paralajmëruar zhvillimin e një strategjie për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm në këtë qytet, gjatë një vizite që ka bërë sot në kompaninë ‘Ecohigjiena’, e cila funksionon në partneritet publiko-privat me Komunën që prej gati dhjetë vitesh.

Hyseni e ka vizituar këtë kompani me rastin e pranimit të një kontingjenti prej 3 mijë kontejnerësh për përdorim familjar, të madhësisë 120 litra, donacion nga GIZ-i gjerman.

Ai ka thënë se në kuadër të projektit për bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, nga GIZ-i gjerman sot ka arritur një kontingjent tjetër i kontejnerëve dhe tani do të diskutohet me kompaninë për mënyrën e zhvillimit të mëtutjeshëm të strategjisë së grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

‘Për aq sa jam informuar, mbulimi me shërbime në grumbullimin e mbeturinave është rreth 82 për qind dhe e njëjta gjë duhet të jetë edhe në procesin e pagesës’, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, kryetrari Hyseni ka theksuar se me këta kontejnerë, tani komuna e Gjilanit duhet të bëhet një model i menaxhimit të mbeturinave dhe i ambientit të pastër e të mirë.

‘Ne jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit, në një ambient ekologjik dhe të pastër dhe ky donacion i kontejnerëve është pikënisja fillestare e një strategjie të mirëfilltë e të përbashkët me kompaninë’, ka nënvizuar kryetari Alban Hyseni.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë, Senad Ramaj tha se me këtë kontingjent të kontejnerëve, tani secila familje do të ketë një të tillë, prandaj pret që një shërbim i mirë të përcillet edhe me pagesa të rregullta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat