Këta janë drejtorët e PDK-së në Komunën e Gjilanit

Gjilani

Këta janë drejtorët e PDK-së në Komunën e Gjilanit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:54
Alban Hyseni

Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka përzgjedhur emrat për pozitën e nënkryetarit të komunës së Gjilanit dhe për katër drejtori, të cilat i takojnë pas marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosjen.

Mediumi merr vesh se drejtor i Buxhetit dhe Financave është emëruar Riad Rashiti, ndërsa në pozitën e nënkryetares së komunës është emëruar Leonora Bunjakun.

Bajram Isufi është emëruar drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Azize Ramadani drejtoresh e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Enver Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar komunën e Gjilanit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat