Mbi 140 mijë vizita ambulantore u kryen në spitalin e Gjilanit në 2021

Gjilani

Mbi 140 mijë vizita ambulantore u kryen në spitalin e Gjilanit në 2021

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 16:16
Spitali i Gjilanit

Stafi shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, vitin e shkuar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët e sëmurë, mes sfidave dhe vështirësive që solli pandemia COVID-19.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të stafit përcjellës, kanë kryer 1 mijë e 253 operacione të natyrave të ndryshme gjatë vitit 2021.

“Në harkun kohor prej 12 muajsh në Spitalin e Gjilanit u janë realizuar 1 mijë e 401 lindje, prej tyre 471 me operim. Brenda periudhës janar- dhjetor janë kryer edhe 140 mijë e 261 vizita ambulantore, 47 mijë e 380 vizita diagnostike, janë trajtuar 26 mijë e 968 raste në emergjencë dhe janë bërë 25 mijë e 10 analiza laboratorike”, thuhet nga SHSKUK.

Sa i përket shërbimeve radiologjike, janë bërë 1 mijë e 716 CT, 1 mijë e 890 ultrazë dhe 16 mijë e 842 radiografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat