​Gjobitet vozitësi i cili bëri “manovra” me veturë në rrugë

Gjilani

​Gjobitet vozitësi i cili bëri “manovra” me veturë në rrugë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka gjobitur me 150 euro dhe marrje një pikë një person, i cili me veturën e tij kishte rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

“Policia falë bashkëpunimit të mediave ka pranuar një video.

Dhe në bazë të sajë është identifikuar kundërvajtësi, i cili me veprimet e tij ka rrezikuar komunikacionit rrugor duke bërë manovrim të pa sigurt në rrugë duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin”, thuhet në një postim të policisë në Facebook.

Për më tepër, policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat