Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

Gjilani

Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:56
Homazhet

Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Komunës së Gjilanit, Aban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit.

“Bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Policinë, FSK-në, asamblesitët e drejtorët komunalë, kemi bërë nderime te varrezat e dëshmorëve. Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit, ndërkaq përveç simbolikës së sakrificës është edhe mesazhi i fuqishëm për bashkim të vazhdueshëm e qëndrim unik në çështjen kombëtare. Tash është koha më shumë se kurrë që të tregojmë bashkim e unitet, duke e ditur që gjendja e sigurisë në botë është duke u cënuar. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Me pas, kreu i Gjilanit me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe edhe tek lapidarët dhe bustet e dëshmorëve e heronjve në qytet.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, të shtunën ka mbajtur mbledhje solemne në nderim të sakrificës së Jasharajve, derisa të hënën ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat