Mashtruan me peshën e bukës, gjobiten me nga 1 mijë euro dy furra në Kosovë

Gjilani

Mashtruan me peshën e bukës, gjobiten me nga 1 mijë euro dy furra në Kosovë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Dy furra në komunën e Gjilanit janë gjobitur me nga 1 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur pasi që kishin mashtruar me peshën e bukës që shisnin.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Inspekcionit ka bërë me dije se gjatë inspektimit kanë gjetur se në këto furra, buka për të cilën deklaronin se është 500 gramë, në realitet peshon më pak.

“Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë. Mashtrimet të cilat janë në dëmin e qytetarit do t’i parandalojmë dhe nuk të ketë tolerime”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat