Kryetari i Gjilanit fton qytetarët të raportojnë për rritjen e çmimeve dhe parregullsitë tjera

Gjilani

Kryetari i Gjilanit fton qytetarët të raportojnë për rritjen e çmimeve dhe parregullsitë tjera

Më: 11 mars 2022 Në ora: 09:53
Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni u ka dal në mbrojte qytetarëve pas rritjes së pa kontroll të çmimeve ushqimore.

Ai ka ftuar qytetarët të raportojnë për rritjen e çmimeve dhe parregullsitë duke thënë se ankesat e kërkesat e tyre do të trajtohen me seriozitet të plotë.

“Gjatë kësaj jave kemi pranuar një ankesë nga një qytetar në lidhje me mospërputhje të çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë. Kjo është në mospërputhje me ligjin për mbrojtje të konsumatorit, e në përputhje me po atë ligj ne i kemi shqiptuar gjobë shitësit.
Ligji është në shërbim të qytetarëve, prandaj nëse hasni në thyerje të tij ndjehuni të lirë të na drejtoheni. Ju sigurojmë që ankesat e kërkesat e juaja do të trajtohen me seriozitet të plotë”
, shkroi ai.

Dy furra në komunën e Gjilanit janë gjobitur me nga 1 mijë euro, pasi që kishin mashtruar me peshën e bukës që shisnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat