Isufi zhvillon takim me komandatin e Policisë për parandalimin e prerësve ilegalë të pyjeve

Gjilani

Isufi zhvillon takim me komandatin e Policisë për parandalimin e prerësve ilegalë të pyjeve

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Bajram Isufi së bashku me udhëheqësin e sektorit të Pylltarisë, Kujtim Shahiqi, janë takuar me komandantin e Stacionit të Policisë, Agim Lipovica, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit reciprok për parandalimin e keqpërdoruesve, përkatësisht prerësve ilegalë të pyjeve.

Në takim janë dakorduar që të hartohen plane të përbashkëta të cilat do të kenë cak bartësit ilegalë të pyjeve, prerësit ilegalë dhe shitësit ilegalë.

“Pyjet janë pasuri nacionale dhe si të tilla duhet kujdesur për to, duhet të merren të gjitha masat rreth parandalimin të prerësve ilegalë të pyjeve tona. Pa një bashkëpunim të mirë me institucionet relevante siç është policia shtetit do të ishte e pamundur të kemi rezultate pozitive”, ka thënë drejtori Isufi.

Komandanti i Stacionit të Policisë, Agim Lipovica, është shprehur i gatshëm të ofrojë çdo lloj asistence që nevojitet për sektorin e Pylltarisë me qëllim të parandalimit dhe ndalimit të prerjes ilegale të pyjeve.

“Do të mundohemi që në çdo mënyrë të parandalojmë këtë dukuri dhe fenomen negativ”, tha Lipovica.

Nga viti 2010, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (Nr. 03/L-040), komunat kanë edhe kompetenca të deleguara nga ana e Agjencisë e të cilat ndërlidhen me mbrojtjen e pyjeve dhe lëshimin e lejeve për prerjen e pyjeve publike dhe private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat