Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Gjilani

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:23
Gjesendet e gjetura

Drejtoria Rajonale Gjilan, hetuesit nga Stacioni Policor në Gjilan me urdhëresë të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake- departamenti për krime të rënda në Gjilan më datë: 23.03.2022 kanë  kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit S.  A.  (1991) me vendbanim në Gjilan  me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar më datë: 28.04.2021 "Vjedhje e rëndë".

Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij  ju kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht  si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. (1998).

I dyshimti Sh. I. është arrestuar nga hetuesit policor dhe pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan,  i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.  Po ashtu ndaj të dyshuarit S.  A.  ngritet kallëzim penal "Blerje e sendeve të vjedhura".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat