Gjilanasi te vëllai, hajnat ia vodhën 4 mijë e 100 euro para e stoli

Gjilani

Gjilanasi te vëllai, hajnat ia vodhën 4 mijë e 100 euro para e stoli

Më: 1 prill 2022 Në ora: 22:48
Pronari i shtëpisë ka bërë të ditur se i është vjedhur edhe pasaporta e djalit të tij

Një vjedhje e ka ndodhur të martën në fshatin Topanicë të Gjilanit.

Hajnat nga shtëpia e pronarit kishin arritur të marrin një shumë prej 2600 euro dhe stoli ari në vlerë prej 150 euro.

Gjithashtu pronari i shtëpisë ka bërë të ditur se i është vjedhur edhe pasaporta e djalit të tij.

Banorët thonë se rastet e vjedhjeve në fshatin e tyre nuk janë të rralla.

“Shqetësuese është për familjarët se mundet mos me qëllu në shtëpi kryefamiljari, të jetë gruaja vetëm, dhe ka raste kur kanë pësua trauma”, ka thënë Reshat Shala, banor i fshatit.

Derisa, ngjarja e 29 marsit është duke u hetuar nga policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat