Policia hap rast për rrahjen e portierit në Gjilan

Gjilani

Policia hap rast për rrahjen e portierit në Gjilan

Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Pas incidentit që ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit e Ballkanit, tu tifozët vendas e kanë sulmuar portierin mysafir, me rastin po merret Policia e Kosovës.

Se është hapur rast në polici, për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, është hapur rast dhe me këtë po merren njësitet të cilat janë në vendin e ngjarjes”, është shprehur Hashani.

Kujtojmë se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, është sulmuar nga tifozët e Gjilanit, pasi këta të fundit e barazuan rezultatin me anë të portierit të tyre, Enea Koliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat