Në Gjilan shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Gjilani

Në Gjilan shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:12
Alban Hyseni

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity ka shpërndarë sot 400 pako ushqimore bazike për familjet në nevojë, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari Alban Hyseni.

“Ky aktivitet në mbështetje ndaj familjeve në kohë pandemie, e sidomos tash që jemi në muajin e Ramazanit, është shumë i mirëpritur, prandaj e falënderoj organizatën Qatar Charity për mbështetjen e madhe për këto familje. Ky është vetëm njëri prej aktiviteteve që e kemi nisur me këtë organizatë”, ka thënë me këtë rast Hyseni.

Përfaqësuesi i organizatës Qatar Charity, Ukë Rexhepi, pasin e falënderoi Hysenin për bashkëpunimin, tha se kjo është një dhuratë për familjet në nevojë në Gjilan për t’ua zbutur sado pak gjendjen ekonomike.   ​

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtorët komunalë, Aurorë Osmani Buca e Kushtrim Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat