E tmerrshme/ Lumi në fshatin e Gjilanit mbushet me gjak

Gjilani

E tmerrshme/ Lumi në fshatin e Gjilanit mbushet me gjak

Më: 6 prill 2022 Në ora: 08:58
Lumi në fshatin e Gjilanit

Një banor i fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit ka dërguar pamje të lumit të fshatit i cili ka marrë ngjyrën e kuqe. I njëjti pretendon se një thertore po i hedh mbetjet në lum.

Lidhur me rastin, shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi, tha se inspekcioni ka dal në vendin e ngjarjes dhe raste të kësaj natyre ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në lokacione tjera në komunën e Gjilanit.

“Është e njoftuar për rastin drejtoresha e Inspekcionit dhe e ka dërgu një ekip në vendin e ngjarjes”, tha Sopi.

Sipas banorit, fotografitë janë realizuar mëngjesin e sotëm.

Image
Lumi në fshatin e Gjilanit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat