Dënohen me nga 700 euro dy thertoret që hodhën në lumë mbetje të kafshëve

Gjilani

Dënohen me nga 700 euro dy thertoret që hodhën në lumë mbetje të kafshëve

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Inspekcioni në komunën e Gjilanit i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjte me mbetje të kafshëve.

Njoftimin e bëri kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

Hyseni iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që ta shtojnë kujdesin ndaj ambientit.

Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”.

“Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat