Komuna e Gjilanit nderon martirët e Llashticës në 23 vjetorin vrasjes makabre

Gjilani

Komuna e Gjilanit nderon martirët e Llashticës në 23 vjetorin vrasjes makabre

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:13
Komuna e Gjilanit nderon martirët e Llashticës në 23 –vjetorin vrasjes makabre

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kanë bërë sot homazhe te varrezat e martirëve në Llashticë, në 23 – vjetorin e vrasjes makabre të 26 martirëve.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet masakra e Llashticës, në të cilën nuk u kursyen as fëmijët e as pleqtë.

“Masakrën e Llashticës nuk do ta harrojmë kurrë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i zbardhin këto vrasje makabre. Lirinë që po e gëzojmë sot nuk u fitua lehtë pasi shumë bij e bija tona ranë dëshmorë e u martirizuam që ne sot të jetojmë të lirë. Pa luftën e UÇK-së dhe pa sakrificën e popullit të Kosovës e në këtë rast edhe të Lashticës ne nuk do të festonim sot”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

Përndryshe, 23 vite më parë forcat militare e paramilitare serbe vranë 26 banorë të Llashticës, në mesin e të cilëve edhe foshnjën tre javëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat