Në Gjilan shpërndahen pako ushqimore për famlijet me asistencë sociale

Gjilani

Në Gjilan shpërndahen pako ushqimore për famlijet me asistencë sociale

Nga: A.SH Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:06
Alban Hyseni

Në Komunën e Gjilanit janë shpërndarë 200 pako ushqimore për 200 familje me asistencë sociale.

Këtë e bëri të ditur kryetari Alban Hyseni i cili falënderoi të gjithë donatorët për një inciativë të tillë.

Postimi në Facebook:

Ne tashmë kemi ndërtuar bashkëpunim të mirë me organizatën Islamic Relief Kosova. Në saje të këtij bashkëpunimi do të jetësojmë projekte në interes të qytetarëve të Gjilanit.

200 pako ushqimore u shpërndanë sot nga Islamic Relief për 200 familje me asistencë sociale.

Falenderojmë donatorin Islamic Relief dhe përfaqësuesen Albulena Gashi Hajrullahu, për ndihmën e vazhdueshme për Komunën e Gjilanit. Bashkëpunimin me këtë organizatë, do ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen edhe në fusha të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat