Venhar Salihu zgjedhet kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjilani

Venhar Salihu zgjedhet kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:56
Venhar Salihu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të 284-të, me ç’rast një nga pikat e rendit të ditës është përzgjedhja dhe emërimi i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Njoftimi:

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Venhar Salihu, Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat