Deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni bashkëbisedoi më nxënës gjilanas

Gjilani

Deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni bashkëbisedoi më nxënës gjilanas

Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:27
Deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni takoi sot nxënës të shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan, në kuadër të programit “Ballë për ballë me deputetin”.

Nën kujdesin e mësimdhënëses Kosovare Rahimi, nxënësit patën rastin që në mënyrë interaktive të diskutonin me deputeten dhe të adresonin një sërë pyetjesh mbi temat: roli i grave në vendimmarrje, sfidat e e grave deputete, vendimmarrja në grupe parlamentare, një ditë të zakonshme pune e një deputeti në Kuvend, jeta dhe veprimtaria e një deputeti jashtë Kuvendit etj.

Deputetja Kryeziu Hyseni paraqiti para nxënësve aspekte të jetës parlamentare në Kosovës, rolin dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke u përgjigjur njëkohësisht në pyetjet e shtruara nga nxënësit.

Ky program organizohet nga Forumin për Transparencë Parlamentare dhe Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të USAID, duke ofruar mundësi ndërveprimi në mes të nxënësve dhe deputetëve, me qëllim të edukimit të brezave të rinj mbi vlerat demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat