Aliu priti në takim përfaqësues të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC)

Gjilani

Aliu priti në takim përfaqësues të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC)

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:26
Pamje nga takimi

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), në krye me Arsim Vranovcin.

Në këtë takim ai është njoftuar nga rreth themelimit të këtij këshilli që pritet të mbahet në muajin maj.

Vranovci gjithashtu ka njoftuar zv. kryetarin Aliu, mbi punën e tyre duke potencuar se deri me tani në GRBC janë anëtarësuar mbi 800 biznese nga rajoni i Gjilanit, konkretisht nga komunat Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.

Ai ka ftuar edhe përfaqësuesit e komunë së Vitisë, që të jenë pjesë e ceremonisë së themelimit të këtij këshilli.

Ndërkaq zv. kryetari Aliu, e njoftoj atë lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, potencialet për investime dhe punës së institucioneve komunale në zhvillimin e kësaj komune.

66

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat