Gypat e vjedhur në Spitalin e Gjilanit ishin të oksigjenit

Gjilani

Gypat e vjedhur në Spitalin e Gjilanit ishin të oksigjenit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë janë arrestuar dje për shkak se dyshohen se kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit në Spitalin Rajonal të Gjilanit, më 28 mars.

Drejtori i spitalit, Arsim Emini, ka thënë se gypat ishin të oksigjenit për furnizim të spitalit.

“Gypat ishin natën kur janë vjedhur në oborrin e spitalit, ata janë vërejtur nga punëtorët e kompanisë që ishte duke i vendosur ata”.

“Më pas, është lajmëruar policia dhe dje qenkan arrestuar tre persona”,ka thënë Emini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat