Konfiskohen 26 patentë shofer për një javë në Gjilan

Gjilani

Konfiskohen 26 patentë shofer për një javë në Gjilan

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor gjatë periudhës kohore 29 prill deri me 05 maj 2022 kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme, thuhet në komunikat për media.

Qytetarë janë ndëshkuar për mos respektim të shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët.

Gjatë javës nga njësitë patrulluese të komunikacionit rrugor në total janë shqiptuar 599 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NjRKRr ka hetuar 11 aksidente trafiku:

Lokacioni i aksidenteve:
a) 04 janë në rrugë nacionale
b) 07 janë në zonën e përgjegjësisë së Stacionit policor të Gjilanit

Gjatë javës është konfiskuar 26 patentë shofer :

22-për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të Kolonës
1-për tejkalim të shpejtësisë
1-Ulja e fëmijës nën moshën 12-Vjeqare në ulësen e përparme
1-Vozitja nën Ndikim të Alkoolit.
1-Për refuzim të Alkool testit.

NJRKRR-Gjilan ka Vazhduar me planin javor të veprimit dhe legjendën për Pikat e kontrollit te cilat kemi filluar ti aplikojmë edhe ketë javë.

Zyrtaret Policor nga NjRKRr kanë vazhduar ti aplikojnë të gjitha pikat e kontrollit ashtu siç janë paraparë në planin javor 25.04 deri me 01.05.2022.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat