Lutfi Haziri: Autostrada e Gjilanit ka stagnuar, mosinteresim total i komunës dhe qeverisë

Gjilani

Lutfi Haziri: Autostrada e Gjilanit ka stagnuar, mosinteresim total i komunës dhe qeverisë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:17
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherish edhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Lutfi Haziri, ka folur në një konferencë për media, lidhur me dështimin siç e quan ai, të komunës së Gjilanit, rreth fillimit dhe vazhdimit të disa projekteve në këtë komunë.

Haziri ka thënë se autostrada e Gjilanit ka stagnuar dhe për këtë ka fajësuar komunën që drejtohet nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e portretizon si të painteresuar totalisht, e bashkë me të dhe qeverinë e Kurtit, të cilët thotë se nuk u angazhuan konkretisht lidhur me çështjen.

“Autostrada e Gjilanit ka mbetur në stagnim, përshkak të mospërfundimit të angazhimeve konkrete të qeverisë dhe për shkak të mosinteresimit total të komunës, për t’i dhënë shtytje dhe buxhetim përfundimit të fazës së parë të punimeve, prej Lipjanit në drejtim të Bresalcit dhe moshpallja dhe mosnjoftimi prej Gllamës në drejtim të Konçulit, që është faza e dytë dhe me këtë projekt zhvillimor jo vetëm që lidhet Kosova Lindore dhe Anamorava me qendrën e Kosovës por edhe ndërtohet qarkorja e Gjilanit.

Të cilin projekt ne e kemi zhvillu por që tani nuk ka asnjë lloj tendence, që mund të na sigurojë se do të zhvillohet tutje“, ka thënë ish-kryetari i Gjilanit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat