Sektori i shëndetësisë në Gjilan i neglizhuar e i harruar

Gjilani

Sektori i shëndetësisë në Gjilan i neglizhuar e i harruar

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:07
LDK

Komisioni për Shëndetësi i Degës së LDK-së në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së, ku para qytetarëve kanë paraqitur shqetësimet dhe rekomandimet e tyre.

Anëtari i Kuvendit Komunal, Besim Guda, ngriti shqetësimin e vonesës së tejzgjatur të transferimit të mjekësisë familjare në ndërtesën e re. Në emër të Komisionit, ai theksoi se ka neglizhencë dhe joprofesionalizëm në trajtimin e kësaj teme.

Dinamizimi i procesit është jetik për këtë projekt”, tha Guda.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, është vlerësuar, gjithashtu, se ka ngecje të mëdha në furnizimin me material sanitar në QKMF dhe QMF-të në Komunën e Gjilanit.

Këto vonesa janë në proporcion të zhdrejtë me qëllimet bazike të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të sigurta shëndetësore” , shtoi ai.

Dr. Besim Guda theksoi se shqetësim të madh paraqet edhe mungesa e resurseve humane në mjekësinë primare.

Janë 17 vende të lira pune të cilat janë krijuar pas pensionimit të profesionistëve shëndetësorë.

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, kërkon të hapen sa më shpejtë konkurset gjegjëse, të përmbushet stafi i nevojshëm dhe të mundësohet funksionimi i duhur e kompetent i mjekësisë familjare në Gjilan” , ka shtuar anëtari i KK-së, Dr. Besim Guda.

Vlerësohet i vonuar kontakti i përgjegjësve me Caritasin për vazhdimin e kontratave të punës për mbi 70 punëtorë të cilët paguhen nga ky program.

Heronjtë e gjallë” në luftën me pandeminë u harruan nga kjo qeverisje komunale. Shkëputja e kontratave të tyre, pa përfunduar ende pandemia nuk do duhej të ndodhte”, u shpreh ai.

Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi është dashur të fillojnë shumë më herët. Në vitet e kaluara, në këtë kohë, këto procese pothuajse kishin fundin e vet. Tani, këto procese as nuk kanë filluar dhe çdo vonesë do sjellë pasoja tek qytetarët tanë.”- tha Guda në përmbyllje të fjalës së tij para qytetarëve sot.

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, shpreh respektin dhe admirimin më të madh për punën e gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe falenderon edhe njëherë të gjithë ata që u kujdesën për jetët tona duke rrezikuar dhe jetën e tyre.

Në komunikatën për media të LDK-së-Gjilan, thuhet se janë në situatë paradoksale me profesionistët shëndetësorë.

Kemi profesionistë shëndetësorë të papunë, kërkojmë nga ta që mos ta lëshojnë Kosovën, e në anën tjetër nuk bëjmë asgjë për këtë kategori. Nuk kemi “sy e fytyrë” që të njejtit t’i lusim të qëndrojnë në vendin e tyre pa u siguruar një vend pune e një pagë minimale”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat