Nis asfaltimi i rrugës “15 Qershori” në Gjilan

Gjilani

Nis asfaltimi i rrugës “15 Qershori” në Gjilan

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Gjilanit është një prej qyteteve nga ku pati më së tepërmi ikje të qytetarëve përgjatë vitit që lamë pas.

Ikja e të rinjve nga Gjilani vërehet edhe kurdo që dikujt i bie të vizitojë këtë vend.

Por ajo çfarë bie në sy në këtë qytet është edhe fakti se sa pak është punuar, duke mos llogaritur fare këtu ndërtimet e shumta e kaosin urbanistik të ndodhur viteve të fundit.

Sot kryetari i ri i Gjilanit më në fund njoftoi për një punë të mirë në shërbim të qytetarëve.

Ai njoftoi se po bëhet shtrimi i asfaltit në rrugën “15 Qershori”, apo një nga rrugët kyçe të Gjilanit me lagjen Dardania, apo një prej lagjeve më të frekuentuara.

Kryetari i kësaj komune tha se është gjithmonë në zbatimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat