Ujërat e zeza vërshojnë Gjilanin

Gjilani

Ujërat e zeza vërshojnë Gjilanin

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 23:26
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ndërsa të reshurat e ditëve të fundit në Kosovë kanë riaktualizuar problemin e ujërave të zeza në Gjilan. Banorë dhe biznese të këtij qyteti ankohen se kjo po u shkakton probleme në zhvillim të bizneseve, duke u detyruar që t’i mbyllin.

Ndërsa komuna nuk ka kthyer përgjigje rreth këtij problemi.

Rruga Avdulla Presheva ne Gjilan është një nga rrugët me te frekuentuara meqë lidhe qendrën me qarkoren e qytetit. Por banoret dhe bizneset e saj sa here qe ka reshje te shiut ballafaqohen me probleme nga ujërat e zeza. Madje thonë se nga humbjet qe po ju shkaktohen janë të detyruar ti mbyllin bizneset madje edhe ta lëshojnë vendin.

Banorët dhe bizneset ankohen që tash e sa kohë ky problem nuk merr zgjidhje +

Përkundër insistimeve tona për te marre një prononcim nga drejtoria e shërbimeve publike kjo ka qene e pamundur. Zyrtarë të komunës së Gjilanit nuk janë përgjigjur për këtë problem

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat