​Komuna e Gjilanit shpërndau 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë

Gjilani

​Komuna e Gjilanit shpërndau 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka shpërndarë të hënën 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se në vitin e ardhshëm do të rritet buxheti për sektorin e bujqësisë.

Këto shtëpiza janë ndarë për 54 fermerë ndërkohë që sektori i bujqësisë ka nevojë më të madhe për mbështetje financiare. Fatkeqësisht, buxheti që është i planifikuar dhe i ndarë në vitin e kaluar është i pamjaftueshëm për bujqësinë, ndërsa për vitin e ardhshëm do të planifikojmë edhe projekte të reja dhe rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë, sidomos tek subvencionimi dhe përkrahja direkte për fermerët”, ka thënë kryetari Hyseni.

Drejtori për Bujqësisë dhe Pylltari, Bajram Isufi, ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për mbështetje ndaj tyre fermerëve, duke u zotuar së në vitin e ardhshëm do të ketë dyfishim të subvencioneve për bletarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat