Mashtrimi 800 mijë euro, Prokuroria e Gjilanit jep detaje - i përfshirë një mërgimtar nga Zvicra

Gjilani

Mashtrimi 800 mijë euro, Prokuroria e Gjilanit jep detaje - i përfshirë një mërgimtar nga Zvicra

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një person u ndalua të marten nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

M.Sh, nga Presheva me vendbanim në Zvicër dyshohet se ka përfituar 800 mijë euro nga një çift bashkëshortor.

Në një përgjigje nga kjo prokurori bëhet e ditur se i njëjti dyshohet se shtëpitë e vikendit të ndërtuara në fshatin Kmetoc të Gjilanit, që ishin shitur për disa herë, ua ka bartur edhe të dëmtuarve E.M dhe Z.M.

Prokuroria me këtë rast ka kërkuar edhe caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.Sh.

“Dyshohet se i pandehuri M.SH, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka mashtruar të dëmtuarit E.M dhe Z.M, ashtu që shtëpitë e vikendit të ndërtuara në fshatin Kmetoc, Komuna e Gjilanit, të cilat paraprakisht ua kishte shitur të dëmtuarëve të tjerë, N.K, F.Z, T.H, M.A, M.E, F.S, të njejtat shtëpi vikendi ua bartë pronësinë të dëmtarëve E.M dhe Z.M”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat