LDK në Gjilan: Ndalja e investimeve nga VV-ja ka bërë që vitit 2022 të jetë i humbur

Gjilani

LDK në Gjilan: Ndalja e investimeve nga VV-ja ka bërë që vitit 2022 të jetë i humbur

Më: 20 janar 2023 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Dega e LDK-së në Gjilan në mbledhjen e mbajtur ka bërë të ditur se është diskutuar plani i punës për vitin 2023, në të cilin sipas tyre, përfshijnë gjetjet, rekomandimet e vendimet e dala nga vizita në terren dhe raportin final të zgjedhjeve të fundit lokale.

Në këtë mbledhje, kryetari i degës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se do të fillojnë përgatitjet e hershme për zgjedhjet e rregullta brenda partisë, sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve finale të kryesisë së LDK-së.

“Në këtë mbledhë është folur edhe për gjendjen e rënduar në vend, përjashtimi i qytetarit në të drejtën e shfrytëzimit të Trustit pensional, mos zhvillimi, ndalja e investimeve nga partia në pushtet ka bërë që viti 2022 të jetë vit i humbur për Gjilanin, duke e rënduar gjendjen sociale edhe ashtu të rënduar”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se LDK do të angazhohet për front opozitar, por  sipas tyre, do të punohet edhe për të ndërtuar opozitë përtej kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat