PDK dërgon ankesë për shkelje të Ligjit për qasje në dokumente zyrtare, AIP ndërmerr masa ndaj Komunës së Gjilanit

Gjilani

PDK dërgon ankesë për shkelje të Ligjit për qasje në dokumente zyrtare, AIP ndërmerr masa ndaj Komunës së Gjilanit

Më: 3 prill 2025 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi(AIP) ka paralajmëruar gjobë për Komunën e Gjilanit për shkak të mostransparencës dhe mosrespektimit të Ligjit për qasje në dokumente zyrtar.

Ky veprim vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – dega në Gjilan, ka kërkuar disa herë qasje në dokumente të ndryshme, por ka hasur në vështirësi për të marrë informacionin e kërkuar.

PDK ka pretenduar se disa nga kërkesat kanë pasur lidhje me dyshime për keqpërdorime financiare, tenderë të dyshimtë dhe punësime të dyshimta, por sipas tyre, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka shmangur përgjegjësinë dhe ka shkelur Ligjin për qasje në dokumente publike. Si pasojë e kësaj, PDK e ka adresuar çështjen te AIP.

AIP, duke marrë parasysh heshtjen e Komunës ndaj kërkesës për informacion, ka kërkuar përmirësimin e situatës përpara se të shqiptohet ndonjë gjobë administrative.

Kjo situatë pasqyron një mungesë transparence dhe llogaridhënieje nga ana e qeverisjes komunale, e cila, sipas PDK, po krijon një atmosferë të pasigurisë dhe dyshimeve për shkelje të mundshme në menaxhimin e burimeve publike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat