​Presidenti Begaj do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Gjilani

​Presidenti Begaj do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Më: 7 prill 2025 Në ora: 15:16
Bajram Begaj

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai do nderohet me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.

Sipas njoftimit, ky vlerësim i jepet presidentit Begaj në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, mbështetjen ndaj arsimit dhe zhvillimit akademik, si dhe për rolin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe evropiane.

“Ky organizim do të mbahet më 11 prill 2025, nis në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në ora 10:00, kurse në ora 11:30 në Vali Ranch Resort&Congress Center Gjilan, mbahet ceremonia kryesore në prani të autoriteteve akademike, personaliteteve të larta shtetërore dhe të ftuarve të nderuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat