Zyrtarët policorë nuk i kanë kursyer aspak qytetarët e rajonit të Gjilanit, kjo pasi që vetëm brenda një jave janë shqiptuar 1696 gjoba për shkelësit e trafikut rrugor.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të kenë kujdes ndaj këmbësorëve.