Pesë kompani transporti në Gjilan gjobiten për mungesë të kontrollit teknik të autobusëve

Gjilani

Pesë kompani transporti në Gjilan gjobiten për mungesë të kontrollit teknik të autobusëve

Më: 22 maj 2025 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Në dy ditët e fundit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka realizuar kontrolle të shtuara ndaj mjeteve të transportit publik ndërkombëtar, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Gjatë këtyre kontrolleve, u konstatuan disa autobusë që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, i cili është i detyrueshëm sipas Ligjit për Automjetet.

Si rezultat, u shqiptuan pesë gjoba ndaj kompanive të transportit dhe pesë të tjera ndaj drejtuesve të autobusëve.

Policia apelon që operatorët e transportit publik, sidomos ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, të respektojnë rregullat për të garantuar sigurinë në komunikacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat