Në Gjilan inspektohen punimet në rrugë, por kërkohet dinamikë dhe kualitet i lartë i punëve...

Gjilani

Në Gjilan inspektohen punimet në rrugë, por kërkohet dinamikë dhe kualitet i lartë i punëve...

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 17:12
Nje pamje nga punimet ne rruge

Komuna e Gjilanit kërkon nga kompanitë e kontraktuara, dinamikë më të shtuar në kryerjen e punëve në infrastrukturën publike, konkretisht në punimet që janë duke u bërë në asfaltimin e hyrjes së qytetit nga drejtimi i Bujanocit, rrugëve të shumta nëpër qytet dhe atyre në fshatra.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Prokurimit dhe përfaqësuesi nga Ministria e Infrastrukturës, Isa Berisha, ka kërkuar nga kompanit respektimin e kontratave dhe dinamikës së punimeve.

“Jemi në inspektimin e rrugëve të hyrjes së Gjilanit nga drejtimi i Bujanocit, pastaj rrugëve të shumta nëpër qytet, por edhe rrugëve nëpër fshatra. Sot kam përcjellur nga afër punimet që janë duke u bërë konkretisht në infrastrukturë publike – asfaltim të rrugëve, monitorimin e respektimit të kontratës por edhe dinamikës së punës nëpër këto vendpunishte. Gjilani është duke u modernizuar përditë e më shumë dhe qytetarët do të kenë gjithnjë më të lehtë qarkullimin nëpër këto segmente rrugore.

Jemi të vendosur në hapje të rrugëve dhe rregullim të tyre, sikur që përkushtimi ynë është i vazhdueshëm që edhe puna dhe kualiteti të jenë në kuadër të projekteve dhe planifikimit”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Rexhep Kadriu. Ai poashtu ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kohës së punimeve në rrugë, duke potencuar faktin që “është paksa e vështirë për qytetarët periudha e punimeve në rrugë, por ajo është zgjidhje e problemeve të deritanishme dhe infrastrukturë modern për një të ardhme të gjatë”, pohoi ai.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të Prokurimit, Sali Kqiku, gjatë kësaj vizite, ka bërë të ditur që përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit, do të jenë përdit në vend të ngjarjes në monitorim të detajuar të punimeve që financohen nga paratë e taksapaguesve të Komunës së Gjilanit.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat