Lutfi Haziri paralajmëron prishjen e koalicionit

Gjilani

Lutfi Haziri paralajmëron prishjen e koalicionit

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 22:37
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri për rajonipress ka konfirmuar se pritet largimi i AAK-së nga koalicioni dhe zëvendësimi i saj me Partinë e Drejtësisë dhe “Vatra”.
Pas shumë kohësh Lutfi Haziri ka vendosur të flas për të ardhmen e koalicionit me AAK dhe për ndryshimet që pritet të bëhen në qeverisjen e tij duke përfshirë këtu edhe ndërrimet që lidhen me drejtoritë komunale, raporton rajonipress.

Haziri për rajonipress tha se LDK është shumica qytetare në Gjilan. “Konsultat politike janë në proces dhe pritet largimi i AAK-së dhe zëvendësimi me PD e Selvete Shurdhanit dhe partnerëve si “Vatra” tha Haziri.

Haziri tha se formula e tij qeverisëse ka një moto tashmë stabile:” Gjilani për gjilanasit është formula qeverisëse” shtoj Haziri.

Ndryshe prishjen e koalicionit me AAK ka një kohë të gjatë që e kanë kërkuar Arben Mehmeti dhe Arbër Ismajli sikur që nuk kanë munguar zërat edhe nga AAK-ja siç është Ibish Ibishi i cili gjithashtu ka kërkuar që një minutë e më parë të prishet koalicioni me LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat