Gjilan, apelohen bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletët

Gjilani

Gjilan, apelohen bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletët

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 09:36
Gjilan

Nesër në Gjilan fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjas për katër ditë me radhë.

Me këtë rast, drejtoria e Shëndetësisë apelon të gjithë bletarët që për katër ditë me radhë t’i mbajnë të mbyllura bletët nga ora 20:00 deri pas mesnate, ngase materia me të cilën bëhet dezinsektimi, mund të shkaktojë dëme në shoqëritë e bletëve. 

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, dezinsektimi do të bëhet në tërë territorin e kësaj komune, në veçanti në zonat e prekura më së shumëti nga mushkonjat dhe insektet tjera.
Dezinsektimi hapësinor në Gjilan ka nisur në muajin qershor, ndërkaq faza e tretë përfundon në fund të korrikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat