Varrezat e qytetit të Gjilanit gjatë këtij viti do të rregullohen përmes investimeve nga granti i ndarë nga UNDP, në vlerë prej 200 mijë euro dhe parashihet të bëhet ndërrohet rrethoja e tyre, zgjerimi i hapësirës së varrezave, hapja e shtigjeve për këmbësor, rregullimi i ndriçimit publik, dhe gjelbërimi i kësaj hapësire.
Në fjalën e tij lidhur me informimin e publikut për projektin dhe planifikimin e punimeve në atë pjesë, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo arrihet vetëm falë përfitimit të grantit nga UNDP të cilët i ka falënderuar për këtë grant dhe për përzgjedhjen e Komunës së Gjilanit për këtë investim.
“Komuna e Gjilanit, ka përfituar grant në vlerë prej 200 mijë euro, përmes projektit për rregullimin e varrezave të qytetit. Komuna ka aplikuar për grante me tri projekte, por, është përzgjedhur projekti për rregullim të varrezave për dy konfeksionet, myslimane dhe atyre krishtere”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu.