7-të vjedhje në 2 ditë, a po i kërcënohet siguria Gjilanit?

Gjilani

7-të vjedhje në 2 ditë, a po i kërcënohet siguria Gjilanit?

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 23:23
Ilustrim

Shtatë vjedhje të rënda kanë ndodhur në rajonin e Gjilanit vetëm në 48-të orët e fundit.

Mirëpo sipas Ismet Hashanit, zëdhënësit të policisë për Rajonin e Gjilanit, kjo nuk përbën kërcënim për këtë komunë për shkak se rastet janë të izoluara.

Ai po ashtu ka deklaruar se policia po punon vazhdimisht për t’i zbardhur rastet.

“Duhet ta kemi parasysh se Rajoni i Gjilanit është rajon që numëron shtatë komuna. Në asnjë mënyrë s’mund të thuhet se kjo paraqet rrezik për sigurinë. Nëse Policia me intensitet të madh vazhdon hetimet, do të zbulohen edhe dorasit. Policia po kontrollon edhe makinat nëpër rrugë dhe po punohet që autorët e këtyre veprave të sillen para drejtësisë. Ne i trajtojmë me seriozitetin më të madh të gjitha rastet”, ka thënë Hashani, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat