Gjilani shpërndan mekanizim për 70 familje bujqësore

Gjilani

Gjilani shpërndan mekanizim për 70 familje bujqësore

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 15:44
Mekanizmi i shpërndarë

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot mekanizim për 70 familje bujqësore, në vlerë prej 35 mijë euro, njofton kumtesa komunale.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se subvencionimi me mekanizim në të gjitha sektoret, përkthehet me lehtësim të madh të bujqve në punimin e tokës.

“Është hera e dytë këtë vit dhe hera e pestë për këtë periudhë qeverisëse të udhëhequr nga kryetari Haziri që bujqit pajisen me mekanizim bujqësor. Me këtë politikë qeverisëse të kryetarit Haziri, po mëtojmë shfrytëzimin maksimal të tokës bujqësore, subvencionimin e bujqve pa përjashtim, qëndrueshmërinë në fermë si dhe hapjen e vendeve të reja të punës për fermerët në pronat e tyre dhe besoj se këtë po e arrijmë plotësisht”, ka deklaruar Ramadani.

Fermerët gjilanas të përzgjedhur sot janë pajisur me 20 spërkatëse të grurit, 10 rotofreza, 10 pijatore, 10 kositëse rotative, 10 grumbulluese të sanës, 5 mbjellëse të patates dhe 5 mbjellje të misrit.

Ndërkaq, gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit ka mbështetur bujqit me serra komerciale, 39 bujq kanë përfituar nga mbështetja me mjedër, sikurse edhe që janë subvencionuar edhe mbjelljet pranverore dhe ato vjeshtore, ku nga kjo e fundit kanë përfituar 730 fermerë me farë gruri, apo 140 mijë kilogramë në total.

Drejtori Ramadani ka folur edhe për projektet tjera të kësaj natyre në të ardhmen, duke konfirmuar partneritetet me donatorët ndërkombëtar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat