Vërshime edhe në qytetin e Vitisë

Gjilani

Vërshime edhe në qytetin e Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 14:59
Pamje nga vërshimet në Viti

Shiu që ka nisë të bie me intenzitet të shtuar   që nga dita e djeshme,  ka bërë që edhe në komunën e Vitisë  të ketë vërshime nga uji.Në gjendje të keqe është edhe vet qyteza e Vitisë,  ku  sot që nga orët e pasditës uji ka vërshuar disa rrugë dhe rrugica të këtij qyteti e  rritja e nivelit të ujit është duke  ndodhur edhe në vet qendrën e Vitisë ku uji tashmë ka vërshuar një pjesë të qendrës .

 E Drejtoria e Inspekcionit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe në mbështetje të Njësisë së Zjarrfikësve, kanë intervenuar në hapjen dhe pastrimin e kanalit në rrugën “Xhemajl Ademi” prapa Shtëpisë së Kulturës në Viti, i cili kanal ishte mbyllur nga mbeturinat që ishin hedhur aty. Kjo ka bërë që të rrezikohen banorët e lagjeve përskaj nga vërshimet e mundshme, por që pas këtij intervenimi, besohet që gjendja do të jetë nën kontroll.

 Drejtori i Drejtorisë komunale të Inspekcionit në Viti Skender Ahmeti, ka njoftuar se janë vazhdimisht duke përcjellë gjendjen në terren, sa i përket rrezikut nga vërshimet. Ai ka apeluar tek qytetarët që të jetë të ndërgjegjshëm në hedhjen e mbeturinave në kanale dhe skaj tyre që mund të ndikojnë në mbylljen e kanaleve dhe të ndikojnë në përmbytje.

Shiu që po vazhdon të bie që nga mbrëmë e që pritet të vazhdojnë edhe gjatë tërë ditës, mund të përkeqësojnë situatën në qytet apo edhe lokalitete, andaj kërkohet nga qytetarët që të jetë të gatshëm për intervenim apo të lajmërojnë organet kompetente në çfarëdo rasti. ndërhyrë  në shumë zona të qytetit për të stabilizuar gjendjen në ato pjesë ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje. Sipa tyre zona më problematike është te vendi i ashtuquajtur “Te Pasyra” në Viti, ku ka pasë intervenime të menjëhershme pasi sasia e madhe e ujit ka mbuluar rrugën, duke vështirësuar gjendjen në trafik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat