Kryetari Haliti inspektoi disa vend punishte

Gjilani

Kryetari Haliti inspektoi disa vend punishte

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:46
Sokol Haliti gjatë inspektimit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binqës” në Viti.

Punime të tilla në përroska, kanale dhe lumenj janë duke u zhvilluar në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, me qëllim të ruajtjes së pasurisë së qytetarëve vitias si nga përmbytja e tokave bujqësore por edhe parandalimin e dëmeve në ekonomitë familjare. Kurse ata gjithashtu kanë parë për së afërmi edhe punimet që janë duke u bërë në rregullimin e trotuarit në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, konkretisht në vendin që lidhë këtë shkollë me fushat e reja sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat