Fatmir Matoshi, u rizgjodh Kryetar i AKR-së në Kamenicë

Gjilani

Fatmir Matoshi, u rizgjodh Kryetar i AKR-së në Kamenicë

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 16:01
Kuvendi i katërt i Degës së AKR-së në Kamenicë

Kuvendi i katërt i Degës së AKR-së në Kamenicë, ka rizgjedhur Kryetar pa kundërkandidat me 148 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Fatmir Matoshin për ta udhëhequr partinë në mandatin vijues. 

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka përgëzuar Degën e Kamenicës për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi zgjedhor dhe angazhimin e tyre për ta sjellë AKR-në në qeverisje. “AKR ka të drejtë të kërkojë votën e qytetarit sepse askush nuk do ta përfaqësojë atë më mirë se ne, sepse ne e duam këtë vend, ne do të punojmë për një mirëqenie m? t? mirë dhe perspektivë për të gjithë.  Përmes politkës njerëzit që qeverisin sot kanë bërë qindra miliona euro nga keqpërdorimet dhe hajnitë që ja kanë bërë qytetarit të Kosovës” ka thënë mes tjerash Presidenti Pacolli.

Nënkryetaari i AKR-së Satmifer Kryeziu në fjalën hyrëse mes tjerash ka thënë “AKR nga ky proces zgjedhor do të dal më e fuqishme se kurrë më parë, më unike, më e përgatitur dhe më e motivuar për punë. Katërfishimin e votës që u argumentua në Drenas para një jave, ne e kemi parë edhe në Kamenicë.

Kemi bërë krahasimet e mbështetjes për AKR-në me procesin e zgjedhjeve në vitin 2013, dhe sot e themi të sigurt se do të dalim forca e parë politike në komunë.

Mbështetja qytetare për vizionin e AKR-së u tentua të zbehet edhe nga partitë rivale duke infiltruar ndonjë individ për të përqarë subjektin tonë politik, dhe besoj fuqishëm se përgjigjen tashmë e kanë marrë. “ ka thënë Satmifer Kryeziu. 

Kryetari i rizgjedhur Fatmir Matoshi ka falënderuar delegatët dhe Presidentin Pacolli për besimin e dhënë për ta udhëhequr degën. “Votën Tuaj sot, e konsideroj si një vlerësim për punën e bërë gjatë katër viteve të kaluara, dhe si përgjegjësi të madhe për të vazhduar udhëheqjen e partisë në mandatin e ri i cili do të jetë një mandat shumë më dinamik dhe me shumë përgjegjësi. Sot strukturat e reja të AKR-së marrin përgjegjësinë që në vjeshtën që vjen ta sjellin AKR-në në qeverisje në Kamenicë dhe në këtë mënyrë ti japin një dritë shprese kësaj komune dhe banorëve të saj.

Jam shumë krenar që punojë në ekipin e Presidentit Behgjet Pacolli, një lider i përmasave botërore, një njeri që jo rrallëherë na ka bërë të ndihemi krenar si komb dhe si bashkëpartiak dhe mbi të gjitha një njeri me një shpirt të bardhë e zemër të madhe. Presidenti ynë po del triumfues në secilën anketë dhe sondazh ndaj liderëve të tjerë, dhe ky është një tregues i qartë se ne strukturat e partisë duhet të bëjmë punën tonë në teren në kontakte dhe bashkëbisedim me qytetarët që kjo simpati dhe besim të kthehet në mundësi qeverisje me vendin dhe me Kryeministër Behgjet Pacollin.” ka thënë Kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi.

Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë e re ku Nënkryetar u zgjodhën Satmifer Kryeziu, Fatmir Krasniqi, Xhyljeta Zubaku – Bunjaku dhe Gazmend Mavriqi, sekretar i përgjithshëm Albert Thaqi, sekretar organizativ Valon Maliqi e Faik Rexhepaj dhe kryesia prej 15 antarësh. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat