Me aktivitete të shumta në Viti është shënuar Dita e Pavarësisë

Gjilani

Me aktivitete të shumta në Viti është shënuar Dita e Pavarësisë

Nga: Aziz Zuka Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:10
Pamje nga manifestimet për nderë të Ditës së Pavarësisë në Viti

Aktivitete  të shumta janë zhvilluar sot  nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Fillimisht përfaqësues të institucioneve  komunale, shoqatave dhe organizatave të ndryshme kanë bërë homazhe  në varrezat e dëshmorëve ku janë vënë kurora lulesh. E ndërkohë është mbajtur edhe seanca solemne e  Kuvendit të komunës ku me një fjalë rasti para të pranishmëve është paraqitur kryetari I Komunës Sokol Haliti, I cili të gjithë qytetarëve vitias por edhe të Kosovës u ka uruar këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë.

Ai gjithashtu ka thënë ndër të tjera ka theksuar se duhet të jemi krenar me të arriturat e tona në çdo lëmi gjatë këtyre 9 viteve të pavarësisë por shtoi se duhet falënderuar të gjitha ata të cilët ranë në altarin e lirisë për këtë ditë që po e shënojmë sot për këtë liri që po e gëzojmë të gjithë. Ai  tha se më meritoret që ne festojmë sot këtë festë të lirë janë pikërisht çlirimtarët e saj. E në kuadër të këtyre aktiviteteve Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ndau një mirënjohje për kryetarin Haliti  me një mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e tij të treguar për familjet e dëshmorëve në Viti.

 Mirënjohja ju është dorëzuar sot personalisht kryetarit Haliti nga Qemajl Rexhepi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së- dega në Viti, dhe atë në koncertin festiv që është mbajtur sot për nder të 17 shkurtit- Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i SHFD-së, Rexhepi ndër tjerash tha se këtë mirënjohje më të vërtetë e ka merituar kryetari Haliti pasi që ka treguar përkushtim dhe ka kontribuar për familjet e dëshmorëve në Viti. E kryetari Haliti tha se kjo mirënjohje për të do ta zë një vend të veçantë pasi që ipët nga një shoqatë familjarët e të cilët bënë çmos për lirinë e këtij vend

Ndërkohë do theksuar se dje në orët e mbrëmjes është zhvilluar një turnir në basketboll ku fituese doli KB “Vitia”. Ndërsa Trofeun e Pavarësisë” i takoj ekipit të futbollit nga administratës Komunale pasi që e mposhti në finale ekipin tjetër të Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Përndryshe dje është zhvilluar në kuadër të këtyre aktiviteteve edhe  Ora letrare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat