PDK: Kryetari Haziri nuk mund ti ikë përgjegjësisë për problemet rreth „Eko-higjien”-ës

Gjilani

PDK: Kryetari Haziri nuk mund ti ikë përgjegjësisë për problemet rreth „Eko-higjien”-ës

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:53
Lutfi Haziri

Gjilan, 23 mars / Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, qe një kohë të gjatë po i ndjek zhvillimet në Kompaninë "Eko-Higjiena" dhe shprehë shqetësimin e sajë për gjendjen në këtë kompani, e në veqanti për largimin e punëtorëve nga puna.

Mosmarrëveshjet në mes dy partnerëve në këtë kompani; Komunës së Gjilanit dhe "Moser Group" nga Austria, kanë krijuar një situatë të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për Komunën, qytetarët,  e sidomos për punëtorët, të cilët janë viktimat e vetme në këtë rast.

Përkundër respektit dhe mirëkuptimit tonë për investitorin privat, megjithate, ai duhet ta respektojë dhe përmbush marrëveshjen e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), të respektojë të drejtat e punëtorëve ashtu siç parashihet me Ligjin e Punës si dhe me marrëveshjen e PPP-së (të lidhur në muajin maj të vitit 2012, ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe "Moser Group"-it  austriak).

Ndërkaq, kryetari i Komunës Lutfi Haziri, duhet ti jep fund aktrimit që po e bënë me pompozitet përmes mediave, duke u shtirur si „engjëll” mbrojtës i punëtorëve. Gjithashtu, ai, përveç tjerash, duhet të jep përgjegjësi edhe për zvarritjen e tenderit – kontratës, që nga 1 korriku 2016, për mirëmbajtjen e  hapësirave publike e gjelbëruese, parqeve,  shesheve  dhe pastrimit të rrugëve, e në anën tjetër, kjo punë, që prej atëherë, në mënyrë të kundërligjshme - pa kurfarë tenderi – kontrate të punës, vazhdon të bëhet përmes punëtorëve të kompanisë „Eco-higjiena”, duke i mashtruar ata për pagesë retroaktive, ndonëse fati i tyre është i lidhur me këtë aktivitet.

Kryetari i komunës, ka përgjegjësi institucionale për monitorimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të këtij Partneriteti Publiko-Privat, e jo ta zhvedos vëmendjen gjetiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat