Haziri: 18 vjet më parë, Agim Ramadani e shkuli gurin ndarës mes shqiptarëve

Gjilani

Haziri: 18 vjet më parë, Agim Ramadani e shkuli gurin ndarës mes shqiptarëve

Më: 9 prill 2017 Në ora: 15:38
Agim Ramadani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar ditën kur Agim Ramadani, 18 vjet më parë, e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve.

Sipas tij, sot e asaj dite, ai gur është inekzistent dhe formalisht “Kosova e Shqipnia janë ba bashkë, që ishte edhe vizion i këtij kolosi të Karadakut dhe shokëve të tij”.

“Në këtë përvjetor, nuk ka mundësi me t’ikë strofa epike e Agimit, që gjithmonë m’ka rrënqethë qysh e ka mallkue veten nëse e vrasin pa luftue”, ka thënë më tej Haziri.

“Agimi na ka lanë keq, por megjithatë, lavdi ndaj tij ka me qenë i përjetshëm”, ka komentuar kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat