Zenun Pajaziti kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit?

Gjilani

Zenun Pajaziti kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit?

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:21
Zenun Pajaziti

Zenun Pajaziti me gjasë do të jetë kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet që mbahen gjatë këtij viti.

Kjo pasi në takimin e sotëm të kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve të PDK-së në Gjilan, u diskutua për çështje organizative të degës dhe aktivitetet e saj në terren, me ç’rast u caktua agjenda e takimeve intensive nëpër nëndegë.

“Çështje preokupuese të degës mbeten defektet e mëdha të qeverisjes komunale  në Gjilan, të cilat po e rëndojnë edhe më jetën e qyteravë si edhe ngulfatja e vet qytetit nga planifikimet e çrregullta urbanistike dhe grumbullimin e projekteve (që po punohen jashtë çdo standardi dhe me cilësi tejet të dobët), për ktë vit zgjedhor vetëm për marketing eketoral të kreut të Komunës  Haziri”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ndërkaq, kryetari i degës  Zenun Pajaziti,  po vazhdon aktivitetin e tij të komunikimit dhe takimeve me qytetarë. “Gjatë këtyre takimeve ne po i identifikojmë nevojat  e qytetarëve, për ta rrumbullaksuar pastaj platformën e PDK-së, e cila do t’i ngjall shpresë qytetarëve tanë, nga pakanaqësitë e shumta të pushtetit aktual në komunë”, ka thënë Pajziti.

Zenun Pajaziti aktualisht është kryetar i grupit parlamentar të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat