Pronarët e kafeneve të Gjilanit, marrëveshje për rritje të çmimeve

Gjilani

Pronarët e kafeneve të Gjilanit, marrëveshje për rritje të çmimeve

Më: 23 prill 2017 Në ora: 21:42
Ilustrim

Pas marrjes së informacioneve nga burimet e ndryshme dhe nga rrjetet sociale, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AAK) ka parandaluar implementimin e një marrëveshjeje të bashkërenduar ndërmjet pronarëve të kafeneve në qytetin e Gjilanit për rritje dhe fiksim të çmimeve për disa artikujve.
“Gjatë mbrëmjes së kaluar, (22.04.2017 e shtune), inspektorët hetues, pas marrjes së informacioneve, vepruan me efikasitet dhe saktësi duke i identifikuar kafenetë, pronarët e të cilave ishin bashkëpjesëmarrëse në takim për arritjen e marrëveshjes për ngritje dhe fiksim të çmimeve për disa artikuj. Fiksimi i çmimit është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Marrëveshja e pronarëve të kafeneve, sipas AKK-së, ishte planifikuar të implementohet të hënën me 24.04.2017. Por, inspektorët hetues, e raportuan këtë si shkelje të ligjit dhe dëmtim të qytetarëve
“Pronarët e kafeneve me të cilët inspektorët hetues avokuan për rëndësinë e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, e kuptuan shumë qartë se marrëveshjet e tilla kufizojnë mundësinë e përzgjedhjes nga konsumatori dhe që kufizimi i çmimeve në një vend me ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë nuk lejohet. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është udhëzues dhe mik i përhershëm i bizneseve të cilët praktikojnë konkurrencën fer dhe lojale”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat