Nesër Gjilani shpall “Qytetar nderi” presidentin Nishani

Gjilani

Nesër Gjilani shpall “Qytetar nderi” presidentin Nishani

Më: 11 maj 2017 Në ora: 16:30
Foto e publikuar nga Komuna e Gjilanit

Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë “Qytetar nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Bujar Nishani.

Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00, ndërsa  me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, “Qytetar nderi”.

Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat